Regjisori Bujar Kapexhiu, ka folur në emisionin “Kjo Javë” për situatën politike në vend, protesta e opozitës duke u ndalur edhe tek mandati i tretë i Partisë Socialiste.
Gjatë bisedës më studio, Kapexhiu është i ndalur edhe tek zhvillimet politike tha se gjatë këtij viti qytetarët kanë parë shumë intriga, një vit jo i këndshëm dhe një mazhorancë që është treguar arrogante.
“Nëse do të flasim në përgjithësi atë që pret publiku që do populli, mund të them një vit i dyshimtë që ka shumë prapësi, konfliktualitet mosarritje, shumë intriga, fyerje shumë gjëra që kanë bërë këtë vit jo aq të këndshëm, apo komod, jo aq europianë siç e themi ne meqë pretendojmë të shkojmë në Europë. Zakonisht ne kur kemi mangësi, shumë vetë thotë si në Afrikë, por mund të them që është një vend që të vjen keq që në mes të Europës, me mundësitë që ka Shqipëria për të qenë një vend i begatë, jemi në anën tjetër, jemi shumë të varfër”.
Gjithashtu i ndalur tek mandati i tretë i qeverisë, Kapexhiu u shpreh se rënia e PS filloi që në mandatin e dytë dhe se mandati i tretë reflektoi qartë manipulimet.
“Problemi është që kur e themi, në mandatin e tretë, nuk e meriton kjo qeveri mandatin e tretë sepse rënia filloi që në mandatin e dytë. Marifete, manipulime e shumë gjëra që ne i dimë arritën në këtë gjë që mund të them se edhe opozita “ka ndihmuar” që mazhoranca të jetë në 3 mandate. Në mënyrë absolute do të ishte mirë që sa më shpejt të largohet dhe jo të pritet 25-sa, mundësisht 23 do të ishte mirë që të largohej. Jemi në dishezë dhe se ku do të shkojë nuk e dimë. Makina qeveritare në prapësitë që bën, nuk ka as frena. Ka një mediokritet, njerëz pa biografi, ministra që nuk i kemi njohur dhe nuk e dimë se çfarë kanë bërë. Interesa personale apo kapriço kryeministrore që vendosin në ato vende njerëz që nuk kanë asnjë lloj vlere. E çuditshme kur në mazhorancë ka figura të mira dhe t’i mendon përse nuk janë”, tha ai.
Po ashtu Kapexhiu foli edhe për kryeministrin Edi Rama duke u ndalur edhe tek marrëdhënia me opozitën, ndërsa u shpreh: “Marrëdhënia me opozitën u duk që në 2013 kur mori fjalën dhe iu drejtuar ashpër opozitës, i paralajmëroi; ‘ju s’keni parë gjë akoma”. Unë do ta mendoja se do të ishte ndryshe…Njëri nga ministrat tha ne do të vjedhim ndryshe nga ju, dhe me të vërtetë këtë e realizuan dhe po e realizojnë çdo ditë në mënyrën më flagrante”.