Pas deklaratës së kryeministrit Rama që nuk ka ndërmend të ndryshojë asgjë nga harta e re gjyqësore, ka reaguar edhe kreu i Dhomës Kombëtare të Avokatisë Maks Haxhia, duke u shprehur se nuk i ka kërkuar asgjë qeverisë dhe kryeministrit, por kërkesat e tyre i kanë depozituar KLGJ-së.
Dhoma e Avokatisë shprehet se vendimet i merr KLGJ-ja, dhe qeveria ka vetëm faturën financiare që do të duhet për projektin e hartës së re gjyqësore.
Dhoma e Avokatisë: Kemi kërkuar zgjidhje, jemi për zgjidhje me mirëkupim e që i përshtatet jo vetëm publikut por edhe interesit e realizimit të drejtësisë. Kemi kohë që kërkojmë të ulemi por sna dëgjojnë. Bojkoti s’është presion është zëri ynë të na dëgjojnë e të ulemi.
Rama u shpreh prerazi gjatë ditës së sotme, se harta e re gjyqësore nuk do të ndryshojë, pavarësisht qëndrimeve që kanë mbajtur avoketët.