I ftuar në SYRI TV, ish-ministri Arben Malaj ka folur mbi keqmenaxhimin dhe vjedhjen e fondeve në OSHEE, si dhe rritjen e Borxhit Publik në nivele të frikshme.
Malaj theksoi se situata e Borxhit Publik është drejt skenarit grek, e cili në fillim të krizës në vendin fqinj, borxhi publik kishte arritur në 122% të GDP.
Malaj: Ballkani është në sfidën që nuk po arrin të ketë një paqe të qëndrueshme, e provokuar nga skenarë të ndryshëm dhe pa një paqe të qëndrueshme nuk mund të kesh rritje të mirëqënis, dhe pa mirëqënie ne rritje që të jetë e prekshme nga qytetarët, paqja është gjithmonë risk dhe rrymat ekstremiste gjejnë më tepër hapësira. Kështuqë nuk mund të ketë zhvillim ekonomik nëse rajoni është i trazuar.
Krasta: Flasim për lekun e brendshëm, lekun tonë edhe kur meret borxh me eurobond. Kjo qeveria shqiptare është e detyruar të marë këtë hap, është e kapur në çark, kurth është e kapur mat në raport me OSSHE? Kjo historia më duket absurde të marësh lek nga një xhep dhe ta hedhësh në një xhep që ai është i shpuar!
Malaj: E vlerësoi shumë fokusin që ju si televizion i jepni buxhetit 2022. Më parë ka pasur debate publike të drejtpërdrejta në të gjitha televizionet mes ministrave të financave dhe opozita skanonte këto propozime. Diskutimet kanë qënë me ze të lartë por por në thelb tregonin përgjegjësinë dypalëshe. Ajo që më shqetëson është kredibiliteti i ulët i qeverisë tonë, pasi gjendemi në situatën e goditjes nga tërmeti, pandemia, Rama dha alarmin e panikut se po na vjen një luftë e tretë me inflacionin, pastaj dy javë më vonë na njoftoi se u ka prerë kërthizën u vuri dhe emrat dhe tha se në mars do lëshonte dy satelitë në orbitë. Bota ka kaluar kriza, lufta e parë e dytë, kriza e viteve ’70 e viteve ’08 dhe kriza aktuale. Problemi është a mund të ringrihesh, a mund mjafton të hedhësh para për tu ringritur, jo. Qeveria votohet dhe i jepet mandati që tu gjendet njerëzve në nevojë, ti ndihmojë nga pasojat që vijnë nga kriza. Tu lehtësoi barrën fiskale dhe gjejë forma që vendi të eci më mirë. Vizita e Merkel në Greqi, ku në kulmin e krizës në Greqi, ku borxhi ishte gati 122 % e GDP edhe pse iu dhanë 600 miliard euro.
Nga të cilat 170 miliardë nga Gjermania, edhe në ditën e vizitës së Merkel borxhi ishte 222 %. Çfarë është e përbashkët, abuzimi me pushtetin, mos bërja e reformës, fryrja e administratës publike, mjelja e kompanive publike sikur të jenë lopë. Po bëjmë debate për ‘Pandora Papers’ por mjafton të hapësh dosjet e ‘Armo Papers’, në bitumin e zi të armos tonë janë bërë sterr të zinj politikanë tonë por që pastrohen me marketing dixhital qeveritar, kanë vjedhur edhe bukën e gojës dhe sigurimet shoqërore.