Malaj i shkruan Spiropalit: Si ish-mësuesja jote ndihem keq, më pas ikur mundi dëm

0
38
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish deputetja e LSI, Nora Malaj, referuar deklaratave të djeshme të zëdhënëses së qeverisë Elisa Spiropali, vendos  ti japë disa “këshilla”.

Përmes një postimi në Facebook, Malaj shprehet se, “Elisa , si mësuesja jote , që në adoleshencën tende të kam përkrahur dhe promovuar, teksa të dëgjoj të fyesh dhe të dalësh jashtë etikës dhe qytetarisë, veçanërisht figurën e Presidentit të vendit tend, të votuar dhe zgjedhur nga Partia që ti përfaqëson dhe që çdo shqiptar e bënë të ndjehet krenar, më bën të ndihem keq, që më paska ikur mundi dëm”.

Postimi i plotë i Nora Malaj:

këshillë për ish-nxënësen time Elisa !( Spiropali)

Elisa , si mësuesja jote , që në adoleshencën tende të kam përkrahur dhe promovuar, teksa të dëgjoj të fyesh dhe të dalësh jashtë etikës dhe qytetarisë, veçanërisht figurën e Presidentit të vendit tend, të votuar dhe zgjedhur nga Partia që ti përfaqëson dhe që çdo shqiptar e bënë të ndjehet krenar, më bën të ndihem keq, që më paska ikur mundi dëm. Por, të kujtoj një thënie të mençur të popullit tonë: “Para të madhit e prapa kalit (qoftë edhe ai i Skënderbeut) mos qëndro! “

Kujdes , se fjala kocka nuk ka , por kocka thyen. Unë të kam mësuar që fjala është e shenjtë dhe nuk duhet keq përdorur, aq më tepër kur bëhet sharëse e fyese dhe përdoret në gojën e një zonje, nëne dhe ministreje , të bënë të ndjesh dhimbje.

Mos merr modelet që të shpërfytyrojnë, por modelet që të nderojnë.

Jeta është e gjate bija ime, por duhet jetuar me dinjitet , jo me gjuhen e rrugës dhe rrugaçerisë.
Kjo ishte një këshille per ty pas kësaj maskarade zgjedhore ku çdo politikan i pozitës dhe opozitës duhet të ndjej përgjegj?si.

 

Zjarr Tv Ad