Ish-ministri i Financave Arben Malaj ka komentuar sot në rubrikën “Opinion” në News24 situatën ekonomike e financiare dhe ndikimin që mund të ketë kriza institucionale mes Presidentit me maxhorancën apo jo në PD.
Malaj tha se presidenti ka të drejtë të kthejë buxhetin dhe se asgjë nuk bllokohet, por se krizat mund të krijojnë pasiguri në vend.
Presidenti ka të drejtë ta kthejë buxhetin. Presidenti nuk është thjesht noter, por ka dhe qëndrimin e tij kur merr vendime për t’u dhënë fuqi ligjeve apo emërimeve të qeverisë.
Në përvojën time edhe si kryetar i komisionit të ekonomisë, ndoshta rruga më e mirë e Presidentit për të shprehur shqetësimet e tij do të ishte miratimi në heshtje sepse për ta kthyer një president buxhetin e miratuar nga maxhoranca.
Shkelje parimore që mendoj se buxheti duhet të jetë më i mirë nga pikëpamja sociale, këtu presidenti ka të drejtën e tij, dhe unë kam shqetësimin tim sepse FMN, BB dhe institucionet e tjera dhe në raportet e fundit kanë vërtetuar, madje kanë kërkuar hetime të thelluara për mungesën e eficencës të fondeve të tërmetit, të pandemisë dhe sidomos të projekteve pa konkurs, me kosto të mëdha që janë PPP-të oligarkike”, deklaroi Malaj.