Ka nisur zyrtarisht misioni i Maldinit dhe Massarës në Belgjikë për të sjellë Charles De Ketelaere në Milano.
Mëngjesin e sotëm të dy drejtuesit morën një fluturim nga Linate drejt Bruges ku pasdite do të takojnë drejtuesit e klubit belg.
Hendeku mbetet midis ofertës 35 milionëshe të kuqezinjve duke përfshirë bonuset dhe kërkesave nga Bruges që kërkojnë të njëjtën shumë. Belgët i duan paratë menjëherë dhe jo në formën e bonuseve që lidhen me rezultatet e De Ketelaere. Palët do të përpiqen të përpilojnë detajet duke patur parasysh edhe vullnetin e fortë të lojtarit. Ky i fundit tashmë ka përshëndetur bashkëlojtarët dhe tifozët e tij, për t’u transferuar te kuqezinjtë.
Më herët De Ketelaere pranoi ofertën pesëvjeçare të Milanit prej 2.5 milionë euro në sezon. Preferenca e lojtarit për kuqezinjtë bëri që Leeds të tërhiqej nga marrëveshja