Maldini për Ibrën: Ka kohë që nuk luan

0
9
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Zlatan Ibrahimovic është një kandidaturë serioze për Milanin në muajin janar. Sulmuesi ka vendosur të mbyllë eksperiencën në Amerikë dhe në moshën 38-vjeçare të rikthehet edhe një herë në Europë për të treguar se ende ka aftësinë për të udhëhequr klubet më të mëdha në kontinent. Kuqezinjtë, por edhe Napoli, janë të tërhequr për të firmosur me suedezin.

Milani duket më pranë Ibrës, edhe për të kaluarën e tij te “Djalli”. Bisedimet kanë nisur prej kohësh, por zyrtarizimi po vonon. Edhe nga fjalët e drejtuesit të kuqezinjve, Paolo Maldini, kuptohet se rruga për tek Ibrahimovic mbetet e gjatë. “Ibra është padyshim një opsion. Ne vazhdojmë bisedimet, por kemi edhe opsione të tjera. Sa më shumë zgjatet koha pa luajtur aq më shumë vështirësohet. Ai ka luajtur ndeshjen e fundit më 28 tetor, bëhet e vështirë”, u shpreh Maldini.

Zjarr Tv Ad