Droga shqiptare, trafikantët malazezë. Është ky bilanci i aksionit më të fundit të policisë së vendit fqinjë, të cilët pas një hetimi të kryer kanë vënë në pranga tre shtetas nga Podgorica, të cilët dyshohet se kanë trafikuar lëndë narkotike kanabis sativa nga Shqipëria drejtë Malit të Zi.
Atyre u është sekuestruar në cilësinë e provës materiale e ndarë në katër thasë me një peshë prej 258 kg e dyshuar si kanabis sativa.
Sipas Policicë kufitare malazeze “Në vendin e quajtur Sharove Topole në territor të Komunës së Tuzit janë sekuestruar katër thasë me 258 kg lëndë narkotike e dyshuar si kanabis sativa, të cilat u gjeten një një furgon, e cila pasi është kaluar me anë të mjeteve lundruese përmes Liqenit të Shkodrës, nga Shqipëria drejt Malit të Zi, me qëllim shpërndarjen e saj në territorin e vendin fqinj.
Në pranga kanë rënë shtetasit malazez Srgjan Singjeliq 37 vjeç, Savo Vukçeviq 24 vjeç dhe Ratko Shushkavçeviq 26 vjeç të gjithë lindur dhe banues në Podgoricë. Nga hetimi i deri tanishëm rezulton se lënda narkotike është trafikuar nga Shqipëria drejtë Malit të Zi përmes Liqenit të Shkodrës”.
Policia malazeze gjatë dy muajve të fundi ka sekuestyruar sasi të mëdha të kanabist e cila dyshohet se është trafikuar nga Shqipëria.
Në bashkëpunim me homologët shqiptar po punohet në identifikimin e rrjetit të trafikantëve, ndërsa mësohet se ky trafik është kthyer në një problem për vendin fqinj pasi është zgjëruar harta e kalimit të drogës duke filluar nga grykëderdhja e lumit Buna deri në Vermosh, në skajin më verior të vendit.