Mali i Zi kthen mbrapsht punëtorët ditorë nga Shqipëria: Duan teste 20 euro në Doganë, aq është dita e punës

0
23
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Punëtorët shqiptarë nuk janë lejuar përsëri të kalojnë drejt Malit të Zi. Si punëtorë ditorë, atyre iu kërkohet të bëjnë teste për Covid, të cilat ata thonë se i kanë bërë në Shkodër por Dogana nuk i pranon.

Prej orës 05.00 të mëngjesit të sotëm punëtorët shqiptarë ndodhen në pritje në Doganën e Hanit të Hotit. Kjo është dita e dytë që ata nuk mund të shkojnë të punojnë.

“Na kthyen sot, edhe dje na kanë kthyer. Kërkojnë 20 euro, por 20 euro është dita e punës. E kemi pasur gjithmonë testin, policia shqiptare dhe malazeze nuk na lejojnë të kalojmë. Këtu kërkohet testi i zyrave të doganës, por nuk është i përballueshëm”, ka thënë një prej tyre.

Një tjetër është shprehur se po u bëhet presion dhe nga Policia.

“Unë jam banor nga Shkodra, kam ardhur dje në doganë dhe më kanë kërkuar 20 euro që të kaloja. Kam bërë testin në Shkodër, më thonë që nuk është i rregullt. Na kanë sjellë drejtorin e policisë të na bëjë presion, na kanë sjellë policinë. Ne vijmë për bukë goje këtu. Unë 20 euro marr, si ti paguaj për të kaluar në Mal të Zi? Dje kemi qenë 100 persona me teste të rregullta, të gjithëve na kanë kthyer. Duan teste amerikane, sot e bëra amerikan më kanë kthyer sërish. “

Zjarr Tv Ad