Trajneri i Malit të Zi, Faruk Hadzibegic, ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për dy ndeshjet e ardhshme kundër Bullgarisë dhe Kosovës.
I grumbulluar do të jetë edhe sulmuesi shqiptar Fatos Beqiraj, që ishte kapiten në duelin e qershorit kundër Kosovës që përfundoi në barazim 1-1.
Megjithatë Hadzibegic ka dënuar dy futbollistët serb, Mirko Ivanic dhe Filip Stojkovic të cilët refuzuan të luanin kundër Kosovës.
Lista e plotë:
Portierë: Danijel Petkovic (Anze, France), Milan Mijatovic (Levski, Bulgaria), Andrija Dragojevic (Pyunik, Armenia);
Mbrojtës: Stefan Savic (Atletico Madrid, Spain), Marko Simic (Pahtakor, Uzbekistan), Zarko Tomasevic (Astana, Kazakhstan), Adam Marusic (Lazio, Italy), Dusan Lagator (Sochi, Russia);
Mesfushorë: Nikola Vukcevic (Levante, Spain), Marko Vešovic (Legia Warsaw, Poland), Vladimir Jovovic (Jablonec, Czech Republic), Marko Jankovic (SPAL, Italy),Alexander Scekic (Partizan, Serbia), Nebojsa Kosovic (Cairat, Kazakhstan), Aleksandar Boljevic (Standard Liege, Belgium), Sead Hakshabanovic (Norrkoping, Sweden), Vukan Savicevic (Wisla Krakoë, Poland), Danny Hocko (Muskron, Belgium);
Sulmues: Fatos Beqirai (Maccabi Netanya, Israel) and Stefan Mugosa (Incheon United, South Korea).