Mali Pashtrik dhe liqeni i Vërnicës do shpallen zona të mbrojtura

0
40
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjate nje vizite zyrtare ne Kosove, ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi zhvilloi nje takim me ministrin e Mjedisit dhe Planifikimit Hapesinor, Fatmir Matoshi, me te cilin diskutuan per problematikat ne fushen e mjedisit, mes 2 vendeve, dhe intensifikimin e bashkepunimit per zgjidhjen e shqetesimeve te perbashketa. Ne perfundim te takimit ministri Klosi dhe homologu i tij dolen me disa konkluzione konkrete, sic eshte shpallja zone e mbrojtur e malit te Pashtrikut dhe liqenit te Vernices, formalizimi i parkut natyror te perbashket, me qellim shnderrimin e vijes nderkufitare Shqiperi-Kosove, ne atraksion te shtuar turistik.

Nje vendim, per te cilin po punojne autoritetet perkatese shteterore te Shqiperise dhe Kosoves, dhe qe pritet te zyrtarizohet me date 28 nentor. Pjese e rendesishme e diskutimit mes 2 ministrave ishte edhe menaxhimi i perbashket i mbetjeve, i cili do te shoqerohet me operacione pastrimi dhe plane menaxhimi te perbashketa. Pas takimit me ministrin Matoshi, takimin e radhes ministri Klosi e zhvilloi me ministrin e Turizmit, Tregtise dhe Industrise se Kosoves, Endrit Shala dhe perfaqesues te njohur te operatoreve turistike shqiptare, ku diskutuan per zhvillimin e ofertave turistike te 2 vendeve, per oferten e perbashket Shqiperi-Kosove, pjesemarrjen e perbashket ne panaire si edhe promovimin e turizmit malor, nje aset i rendesishem sidomos i turizmit ne republiken e Kosoves.

 

Zjarr Tv Ad