Maliq, arrestohet 35-vjeçari, iu gjet 52.6 gr kokainë

0
88
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Është arrestuar nga policia e Korçës nje 35-vjeçar, gjatë kontrolleve të ushtruara në locale të ndryshme

Burime zyrtare bëjnë të ditur se është arrestuar në një lokal të Libonikut, Ervis Bode, 35 vjeç banues në Korçë. Atij iu gjet një sasi prej 52.6 gr kokainë.

“Gjatë kontrollit të çantës së tij personale, iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale 52.6 gr lëndë e dyshuar narkotike e llojit Kokainë. Veprimet e mëtejshme proceduriale u kryen nga specialistët e Seksionit për Narkotikët në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë”, thotë policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale “Prodhimi e shitja e narkotikëve”.

Zjarr Tv Ad