Maliqi sfidon Bashën:Zura vendin e kryetarit me mandat të dhuruar

0
5

Në fjalimin e tij të parë si deputet i Kuvendit për të përfaqësuar mandatin e lënë nga Partia Demokratike, Lefter Maliqi zgjodhi të sfidojë kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Bashën.

Ai tha se ndjehej me fat që ka zëvendësuar një kryetar me mandat të dhuruar, ndërsa shtoi se salla e lënë bosh prej demokratëve do mbushet plot.

“Fati im që zura vendin e kryetarit me mandat të dhuruar, reshti i lënë bosh prej tyre do jetë plot.Të mos kujtojnë se do jenë më të mirë se ne. Demokratët të mos gënjehen më. Unë kam sakrifikuar bashkë me ta në protesta, 3 muaj shkova në çadër, ai na gënjeu dhe na mashtroi. Lidershipi me mandat të dhuruar mua sot ma ka dhuruar mua mandatin. I falënderoj banorët e djathtë dhe të majtë që më kanë mbështetur në sfidat politike”,- tha ai.

Maliqi tha më tej se PD ia kishte borxh atij këtë mandat. “Rasti im është rast ndryshe, i drejtohem demokratëve të mos gënjehen më por të ndryshojnë lidership. Në protesta nuk ngrihet Tirana, vijnë nga bashki përrreth, të ketë protestë e revoltë do të thotë të ngrihet Tirana. Gjithë kriza qëndron të lidershipi që siç gënjeu për listën e vendosi me familjen e vet, dhe pësoi disfatën më të madhe që ka marrë nga PS, po ashtu edhe në zgjedhjet vendore. Mandati im ka të bëjë me kthimin e dinjitetin dhe atë që më kishte borxh PD. Më kishte borxh edhe në zgjedhjet lokale kur humbi 5-0 zgjedhjet lokale në Berat. PD po bën të njëjtat gabime”,- vijoi deputeti.

Ndërsa fliste, kryeparlamentari Ruçi i kujtoi se i kishte mbaruar koha.