Maliqi: Situatë alarmante, klasa polike dhe trupi diplomatik të mbajnë anën e popullit!

0
10
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti Lefter Maliqi ka dalë në një konferencë shtypi nga selia e parlamentit sot,  lidhur me krizën politike dhe raportin e fundit të DASH, që e konsideron Shqipërinë si vendin më të korruptuar.

“Do të them një shprehje të Viktor Hygosë, – tha maliqi, – “që kur qeverisin maskarenjtë, përfitojnë horrat”.

Kemi mbi 6 vjet që qeverisemi nga mafia, vazhdon emigracioni, u premtuan vende pune e s’u hapën, rritje pagash jo dhe korrupsion masiv, emërime nepotike.

Unë vlerësoj raportin e OSBE/ODIHR që i doli në mbrojtje të  medias së lirë, si në rastin e Elbasanit apo në rastin e Lubonjës dhe thotë edhe që qeveria me paketën e fundit antishpifje do të kapë median e lirë.

Të nderuar miq, situata është alarmante, vendi në një krizë të madhe, jam këtu për t’i bërë thirrje klasës politike dhe trupit diplomatik që të mbajnë anën e popullit dhe ftoj palët politike të ulen me Presidentin.

Mos të harrojmë se janë kapur të gjithë institucionet e shtetit dhe së fundi, edhe ai i Presidentit.

 

Zjarr Tv Ad