Deputeti Lefter Maliqi iu bën thirrje shqiptarëve të ngrihen për të rrëzuar qeverinë e Edi Ramës, që sipas tij, ka shkatërruar vendin, duke detyruar gjithnjë e më shumë qytetarët të emigrojnë jashtë vendit.
Duke sjellë në vëmendje zgjedhjet e të dielës në Kosovë, deputeti Maliqi tha se i vetmi njeri që nuk i vë interesat vetjake mbi ato të popullit është Edi Rama.
“Rilindja e krimit e shkatërroi këtë vend, ku çdo ditë emigron rinia. Zgjedhjet e fundit në Kosovë, akti demokratik i Haradinajt, tregoi se ai mbi interesin vetjak vuri atë të popullit. I vetmi njeri që nuk vë interesin e tij mbi atë të popullit është Edi Rama.
Në Shqipëri drejton krimi, bandat. Këta po të duan brenda ditës e bëjnë Reformën Zgjedhore. Ne duhet të ngrihemi, fati i vendit është në rrezik, krimi po na mbulon, bandat marrin vendime. Ka ardhur koha të largojmë njëherë e mirë të çmendurin, që iu ka vjedhur miliona lekë shqiptarëve”, tha Maliqi.
Deklarata e plotë:
Te dashur shqiptare jam ketu para jush per te denoncuar me force krizen e rende ekonomike dhe politike, pasigurine, krimet, trafiqet e droges, korrupsionin, varferine, vrasjet, emigrimin masiv per shkak te nje Kryeministri te papergjeghshem,gruas se Bilalit,puktorit deshtak,i cili u be gazi i botes me veshjet e tij si sharlatan, me shallvare e atlete, duke u zgerdhire ne foto jashte vendit, duke bere show e aktrim me fatkeqsite e shqiptareve, duke perqafuar femije e plaka, duke mbrojtur banda e oligarket, duke abuzuar dhe duke mashtruar shqiptaret. Mjekra e tij tregon zullumin, paturpesine, babezine dhe cinizmin qe e karakterizon. Mbi 500 mije shqiptare kane emigruar, fshatra te braktisura, qytetet te zvogeluara. Ç’ti bejme, shtetit c’ti bejme fatit, na griu malli per femijet dhe puthim kalamajt e fshatit, ky eshte refreni i banoreve neper fshatra.
Shqiperia vendi i pare ne bote per azilkerkues, vetem janar-korrik kane kerkuar azil politik 14000 banore, pra 55 banore per 100 mije kerkojne azil politik ne Europe me shume se Siria, Afganistani, Iraku etj. Po iken rinia, po mbyllen shkollat, po braktisen spitalet nga infermieret vendi po shkon drejt 1 milion banoreve. Edi Rama mbetet e keqja e vendit, varferon popullin per ta pasur te nenshtruar si ne kohen e diktatures, bashkepunon me oligarke e banda, ka zaptuar institucionet, realizoi zgjedhje moniste lokale, shantazhon e kercenon opoziten, mediat, artistet, prokuroret, denon te varfrit. Edi Rama ska lidhje me socialistet, ai s’do ndryshim sistemi elektoral pasi do tepsine vetem nuk do demokraci.
Kosova realizoi zgjedhje demokratike dhe numeroi e shpalli rezultatin per 4 ore. Humbesit pranuan humbjen, fituesit pershendeten qytetaret. Haradinaj me doreheqjen e tij tregoi vlera patriotike duke dashur me shume vendin se karrigen e tij dhe dha doreheqje si Kryeminister. Albin Kurti pas fitores leshoi nje lum akuzash per Edi Ramen dhe keshilltarin e tij Batonin si njeriun me te urryer ne Kosove dhe bashkepuntore te serbeve dhe nepermjet tij dhe ministrin rrenacak e te paafte te jashtem Caka. Vetem Rama dhe Vuçiç nuk shqiten nga karriget,nuk njohun aktin e doreheqjes pasi per ta eshte interesi vetjak e personal mbi te gjitha dhe jo ai kombetar.
Populli yne u ngop me fjale duhen vepra duhet te marre ne dore fatet e vendit. Duhet te ngrihemi o sot o kurre, une jam i pari, vendi ka nevoje per sistem zgjedhor pse jo dhe si Kosova ose sistem mazhoritar, ndryshimi i sistemit zgjedhjor, zgjedhjet e parakohshme domosdoshmeri per fatet e vendit. Nje i cmendur gjithe vendin cmend, duhet larguar e keqja sa me pare nga drejtimi nga lidhja me krimin, bandat, oligarket, duhet te clirohen scialistet nga Rilindja, te clirohet Shqiperia nga ky pushtues i fateve te vendit.