Mall kontrabandë me vlerë 27 mijë euro, arrestohet rumuni 46-vjeçar në Lezhë

0
10
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Arrestohet ne flagrance teksa ishte me makine ne aksin rrugor Fushë Milot – Lezhë, nje shtetas 46 vjecar, banues në Rumani.

Policia ben me dije se shtetasit me iniciale I.G. vjeç 46, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin si dhe në banesën e tij të marrë me qera, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e proves materiale një sasi e konsiderueshme enë dhe aksesorë kuzhine të paketuara gati për shitje, në vlerë monetare rreth 27.000 Euro.

“Të gjitha mallrat ishin pa dokumentacion përkatës dhe të dyshuara kontrabandë”- njofton policia, duke dhene detaje per arrestimin e tij, ne vijim te operacionit kundër informalitetit.

Ja njoftimi i plotë i policisë:

Nga specialistët për hetimin e krimit ekonomik e financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, në kuadër të planit të posaçëm të masave për luftën kundër informalitetit, në aksin rrugor Fushë Milot – Lezhë, u arrestua në flagrancë shtetasi I.G. vjeç 46, banues në Rumani.

Këtij shtetasi, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin si dhe në banesën e tij të marrë me qera, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e proves materiale një sasi e konsiderueshme enë dhe aksesorë kuzhine të paketuara gati për shitje, në vlerë monetare rreth 27.000 Euro.

Të gjitha mallrat ishin pa dokumentacion përkatës dhe të dyshuara kontrabandë.

Në cilësinë e proves materiale u sekuestrua edhe mjeti në të cilin u gjendën mallrat e dyshuar kontrabandë.

Materialet proçedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Lezhë për veprat penale në ngarkim të tij ” Kontrabandë me mallra të tjerë”, ” Fshehja e të ardhurave” , ” Manipulim i tregut” dhe ” Shkelja e të drejtës së pronësisë industriale”

Zjarr Tv Ad