“Mallkimi” i urbanëve në Tiranë vazhdon, Unaza e Re pëson defekt në mes të rrugës, trafik i madh në afërsi të shkollës së Baletit

0
127
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

“Mallkimi” i urbanëve të Tiranës është duke vazhduar. Një tjetër autobus i linjës urbane në kryeqytet është përfshirë në një incident këtë të shtunë.

Nga fotot e siguruara nga newsbomb.al, shihet se si urban i “Unazës së Re” ka ndaluar në mes të rrugës sa kalon kryqëzimimin e “Rrugës së Elbasanit”, në afërsi të shkollës së Baletit.

Si duket urbani ka pësuar një defekt dhe si pasojë e këtij defekti janë shkaktuar rradhë të gjata trafiku.

Kujtojmë që javët e fundit, urbanët në Tiranë janë përfshirë në disa aksidente. Më i rëndi, që la dhe pesë të plagosur ishte ai i kësaj linje ,“Unazës së Re”, që përfundoi në lumin Lanë.

Zjarr Tv Ad