“Mallkimi Kennedy” i merr jetën në rrethana të paqarta një tjetër anëtari të familjes

0
13
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

 

Saoirse Kennedy Hill, mbesa e kandidatit të vrarë presidencial tw SHBA-sw Robert F Kennedy, është gjetur e vdekur të enjten pasdite në Kompleksin Kennedy.

Rrethanat e vdekjes mbeten ende tw paqarta. Përmes në deklarate, familja Kenedi ka konfirmuar vdekjen e Saoirse.

“Zemrat tona janë copëtuar nga humbja e Saoirse-s tonë të dashur, veçanërisht nëna e saj Courtney, babai i saj Paul, njerka e saj Stephanie dhe gjyshja e saj Ethel, bota është më pak e bukur sot. Ajo lindi për të jetuar dhe ishte shumë e  dashur , u aktivizua me pasionion më të madh në mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe mbështetjen e grave, duke punuar me komunitete indigjene për të ndërtuar shkolla në Mexico City. Ne do ta duam atë dhe do ta kujtojmë gjithmonë.”- thuhej në deklaratë.

Hill, 22 vjeç, ishte vajza e Paul Hill dhe Courtney Kennedy Hill, e pesta nga 11 fëmijët e Robert dhe Ethel Kennedy.

Familja e Zhozef F.Kenedit, është përballur me shumë ngjarje tragjike. Shumë nga ata që kanë vdekur, besohet të jenë prekur nga i ashtuquajturi “Mallkimi Kenedi”. Xhozef Kenedi dhe gruaja e tij Roza, patën një familje të madhe me nëntë fëmijë. Prej tyre, 4 vdiqën në moshë të re, dhe njëra u mbyll në çmendinë.

I çuditshëm është fakti, që viktimë e këtij “mallkimi” ranë jo vetëm fëmijët por edhe shumë nipër e mbesa. Por ashtu si me çdo teori, disa skeptikë besojnë se s’ka asnjë mallkim. Ata thonë se familja Kenedi është e madhe, dhe statistikisht një numër i konsiderueshëm i tyre, nuk janë përballur me ndonjë fatkeqësi.

 

Zjarr Tv Ad