Mallkon qenin e tij/ Gjykata e shpall fajtor

0
62
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në Britaninë e Madhe Joshua Ponsford 23-vjeç, është shpallur fajtor se ka lënduar qenin e tij.

Bamirësia e kafshëve ka raportuar Ponsford në gjykatë, pasi dëgjuan videon e tij në të cilën ai f yente verbalisht qenin e tij, Rottëeiler Lulu.

Ponsford, u ndalua të mbante kafshë për pesë vjet, nga një gjykatë në Bristol të Britanisë së Madhe.

Në video dëgjohet duke i bërtitur kashës së tij, “Hyr në shtratin tënd tani dhe qëndro aty. Jam lodhur nga lodrat e tua”.

Gjithashtu, regjistrimi përmban tingullin e të qarave para se Joshua të dëgjohet duke bërtitur: “Ju dhe topi juaj. Unë kam marrë mjaft nga të gjitha lodrat e tua dhe hesht”.

Një tjetër regjistrim, tregon se Joshua nuk sillet mirë me Rottëeiler-in e tij. “Do të shkoj përsëri në dyqan dhe do t’i blej vetes diçka për të ngrënë. Mos mendo as për vjedhje”, më pas qeni u dëgjua duke r ënkuar dhe lehur.

Me një ndalim pesë-vjeçar të pronësisë së kafshëve, i cili nuk mund të apelohet për tre vjet, Ponsford iu dha gjashtë javë a rrest shtëpiak.

Gjithashtu, ka për detyrë të plotësojë një kërkesë 20-ditore për aktivitete rehabilituese, si dhe duhet të paguajë 200 funte plus një shtesë, prej 90 funte për v iktimën.

Shoqëria Mbretërore për Parandalimin e M izorisë ndaj Kafshëve, është kujdesur për qenin dhe Lulu aktualisht është në Qendrën e Shpëtimit të Kafshëve në Bristol, ku ende po kalon rehabilitimin.

Ponsford mohoi që ai ka l ënduar fizikisht qenin e tij, por pranoi se sjellja e tij ishte e papërshtatshme, ka raportuar Daily Mail.

Zjarr Tv Ad