Malltezi akuza Ramës: Kryeministri po i bën bashkëpunëtorët “kokë turku” për të marrë lëvdata nga Soros

0
46
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Dhëndri i ish-kryeministrit  Berisha, Jamarbër Malltezi  deklaroi këtë mbrëmje se disa prej padive që ka bërë për aferën e inceneratorëve, janë mbajtur më shumë se një vit pa u depozituar.

Malltezi tha në një intervistë në “Syri tv” kemi të bëjmë me një grup të strukturuar kriminal për të vjedhur miliona euro.

Sipas tij  Alqi Bllako dhe Lefter Koka janë përdorur si instrumenta nga kryeministri Edi Rama dhe Arben Ahmetaj, të cilët i konsideron si “kokat” e aferës së inceneratorëve.

“Afera e inceneratorëve ka qenë shumëplanëshe dhe shumë problematike. Ka filluar me atë të Elbasanit në fund të 2014, më pas për herë të parë në një takim me deputetët e Elbasanit ngritëm këtë shqetësim. Kemi 7 vite që e ndjekim si çështje. Padinë e parë e depozitoi Nisma Thurrje, ashtu siç po e bën SPAK tani. Nuk është një aferë pabarazie në tendera, por aferë e një grupi të strukturuar kriminal për të vjedhur qindra miliona euro. Shtatë vite më pas nuk kemi inceneratorë.

Nëse s’do ishin këta të dy, Bllako dhe Koka, do ishin disa të tjerë, ishin instrumentat. Koka në këtë mes është Rama, Ahmetaj dhe Agaçi. Pa lëvizjen e tyre nuk mund të bëhej asgjë pasi Ministria e Mjedisit nuk i kishte këto para. Qindra miliona euro janë vullnet politik i Ramës dhe Ahmetajt. 9 procedura brenda ditës nuk bëhen direkt pa qenë të përfshirë Rama dhe Agaçi”, tha Malltezi.

Më tej ai deklaroi se Rama po i përdor bashkëpunëtorët e tij si “kokë turku” për të marrë lavdërime nga “kukullat” e Soros.

“Akuzat që po i ngrihen nuk janë akuza që ti mbajnë gjatë për përgjegjësi penale. Pabarazi në tendera, jo një vepër që të mban gjatë. Rama i shet, i bën koka turku, merr lavdërime nga kukullat e Soros. Afera e vërtetë është vjedhja e 430 milionë euro”, u shpreh Malltezi.

Zjarr Tv Ad