Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Jamarbër Malltezi, komentoi në edicionin e pasdites me Armela Ferkon në Syri Tv thirrjen në SPAK të Fatmir Mediut në lidhje me hetimet për privatizimin e ish-kompleksit Partizani. Malltezi e cilësoi procesin si një përpjekje për të hequr vëmendjen nga aferat e qeverisë në veçanti ajo e inceneratorëve.
“430 mln euro është afera e inceneratorëve. Edhe pse kemi të arrestuar, nuk guxohet të hetohet për Ramën, Veliajn, Ahmetajn, Agaçin. Kur nuk thirren për të dëshmuar e për të hetuar këto persona që vjedhin para publike, thirren të gjithë opozitarët për të cilët prokuroria nuk ka akuzë, por vepron me urdhër të Ramës.”-tha Malltezi.
Për klubin Partizani Jamarbër Malltezi deklaroi se Olsi Rama e mori pa asnjë letër.
E para dua të them katër gjëra. Klubi Partizani nuk është privatizuar në kuptimin e privatizimit. E ka marrë Olsi Rama pa asnjë copë letër me shtetin. Si mund të marri një ekip të madh Olsi Rama pa asnjë letër.
Privatizimi ka filluar nga Anastas Angjeli në 2005. Angjeli i çon Majkos dhe Bled Klosit ti privatizojnë. Familjet pronare kanë që në 91-shin që kanë kërkuar pronën.
Këtu kemi një proces të pastër kthim prone. Kthim prone, hajduti shtet komunist i ka vjedh gjënë pronarit, kthimi i pronës kthen gjënë e vjedhur tek pronarët.
Ka përfunduar procesi i kthimit, toka është e pronarëve. Sipas ligjit, tek toka e pronarit shteti ka tre mundësi, pagim qiraje, të çojë në privatizim ose të shpronësojë për interes publik.
Ligji të detyron pagesë të pronarëve deri kur të mbarojë privatizimi. Shteti s’ka paguar për tre vjet. Ne kemi kthim prone tek pronarët, dhe pronarët kishin të drejtë ose ta privatizonin ose ti kërkonin qira shtetit.”-tha Malltezi.