Malltezi publikon FOTON e Forcave Speciale dhe shkruan: Mbrojnë investimin e Edi Ramës

0
40
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Jamarbër Malltezi, dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha, reagon pas protestës së zhvilluar sot në godinën e selisë së PD. Ai publikon foton e Forcave Speciale që morën shumë shpejt kontrollin në godinën ku ndodhej Basha dhe zyrtarë të lartë të PD dhe ironizon.

“Mbrojnë investimin e Edi Ramës”, shkruan Malltezi.

Prej paradites së sotme në selinë e PD është zhvilluar një protestë e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha. Aktet e dhunës nuk kanë munguar. Mbështetësit e Berishës kanë përdorur sende të forta dhe mjete të specializuara për të shqyer dyert e PD por nuk kanë mundur.

Në një moment PD ka kërkuar ndihmën e Policisë pasi deputetëve që ishin brenda u rrezikohej jeta dhe Forcat Speciale kanë ndërhyrë menjëherë. Turma e protestuesve është shpërndarë “nga sytë këmbët” pasi është hedhur gaz lotsjellës.

Zjarr Tv Ad