Malltezi: Pyjet po shfarosen, burgosen fshatarët, jo banditët që japin ryshfetin tek Rama e Balla

0
23
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Jamarbër Malltezi, kreu i Departamentit të Pyjeve dhe Mjedisit në PD, akuzoi sot kryeministrin Edi Rama dhe kreun e Grupit parlamentar të PS, Taulant Ballën, edhe si shkatërrues të pyjeve:”Pushteti i korruptuar i Edi Ramës burgos fshatarët që marrin dy mushka dru për t’u ngrohur dhe trajton si të paprekshëm banditët e pyjeve që japin rryshfetin tek Edi dhe Tualeti.”

Malltezi vërejti se “një inspektim 1 ditor në pyjet dhe zonat e mbrojtura të Librazhdit tregoi se ligji për moratoriumin e prerjes së pyjeve ekziston vetëm në letër. Përtej propagandës dhe fasadës që tregon Edi Rama, e vërteta tregon se pyjet po shfarosen për qëllime tregtare në Librazhd, Kolonjë, Dibër dhe Tiranë, siç është rasti i zonës së Laknasit.

Moratoriumi 10 vjeçar e ndalon prerjen e pyjeve për qëllime fitimi, që shkojnë përtej nevojës banorëve të zonave të ndryshme për t’u ngrohur gjatë dimrit, por kushdo që paguan rryshfet tek ky pushtet mund të presë pyjet e të bëjë tregti lirshëm brenda zonave të mbrojtura në rezervatet e Librazhdit, si në Malin e Polisit, Dardhë – Xhyrë, Shelegur-Germenj dhe kudo tjetër.

Duke lejuar prerjen e pyjeve megjithë denoncimet thuajse të përditshme në rrjetet sociale dhe median online, Edi Rama dhe Taulant Balla faktohen se janë pjesë e kësaj lakmie shkatërruese antiligjore.

Me ligj, banorët mund të marrin dru zjarri për nevoja personale, por pushteti i korruptuar i Edi Ramës burgos fshatarët që marrin dy mushka dru për t’u ngrohur dhe trajton si të paprekshëm banditët e pyjeve që japin rryshfetin tek Edi dhe Tualeti.

Me ligj inspektorët e pyjeve dhe policia duhet të veprojnë për të ndaluar prerjen masive të pyjeve dhe për të çuar para drejtësisë përfituesit e kësaj masakre. Në realitet, shkelja e moratoriumit është e përditshme. Faktet tregojnë se inspektorët profesionistë të pyjeve u pushuan nga puna dhe u zëvendësuan me militantë apo trafikantë droge.

700 inxhinerë pyjesh u pushuan nga puna prej qeverisë Rama. Për  pasojë, tani rrezikon të mbyllet dega e Pyjeve në Universitet, pasi për të rinjtë nuk ka motivim të studiojnë një degë, për të cilën pushtetit mafioz të Edi Ramës nuk i duhen profesionistët. Ata janë zëvendësuar nga “çunat problematikë”, që përdoren për blerje votash sa herë ka zgjedhje.

Inspektimi 1 ditor në pyjet dhe zonat e Librazhdit tregon se situata në pyje është e rëndë. Për të ndalur shfarosjen e pyjeve nevojet zgjidhje urgjente, që nuk mund ta japë as Edi Rama, as Taulant Balla, bashkëpunëtorë të kësaj maskare mjedisore kriminale.

Për të ndaluar prerjen e pyjeve kërkohet vullnet politik për zbatimin e vertetë të ligjit. E vetmja shpresë për këtë është Partia Demokratike. Plani ynë është të përkrahim profesionistët, të nxisim të rinjtë të studiojnë dhe të mbrojnë pyjet, të zbatojmë ligjin me vullnet të hekurt për të ndëshkuar këdo që shkatërron nje nga pasurinë më të mëdha të shqiptarëve.”

Zjarr Tv Ad