“Mamaja e tij nuk më dëshironte se isha fshatare”, Fifi rrëfen ndarjen me ish-të dashurin e saj: Zgjodhi mes meje dhe Nënës, pse?

0
31
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Spektakli “Big Brother VIP”, ka marrë vëmendjen e të gjithëve që në javën e parë. Plot 14 banorët kanë filluar tashmë të njihen më mirë me njëri-tjetrin, gjersa nuk kanë hezituar edhe të ndajnë me shikuesit të pathënat nga jeta e tyre private.

Në ditën e tretë , teksa po diskutohej me banorët rreth lidhjeve në çift dhe ndërhyrjeve nga familjarët mes një çifti, këngëtarja Fifi, tregoi një rast konkret nga jeta e saj. Këngëtarja, emri i vërtetë i së cilës është Filloreta Raçi, ka treguar se ish-i dashuri i saj i parë e kishte lënë, kjo pasi ajo nuk i kishte pëlqyer mamasë së tij.

“Mua më ka thënë ish-i dashuri im i parë, po më thotë Nëna: “Zgjidh mes meje dhe asaj”, pse? “Sepse ajo është katundare e Ferizajt dhe është këngëtare dhe unë s’e dua nusen as këngëtare as katundare”, ka treguar këngëtarja e hitit “Marova”. Pavarësisht këtyre detajeve, Fifi ka qenë gjithnjë e rezervuar sa i përket jetës së saj private.

Vitin e kaluar, u përfol në media rozë se ajo kishte nisur një lidhje me një djalë nga Shqipëria, të quajtur Xhulio (pasi ai ishte personi i vetëm që ndiqte në Instagram), por që pas një kohe të shkurtër, dyshja thuhet se i prishën raportet.

Zjarr Tv Ad