“Mami, bëje gati bukën se vij për 10 minuta”! Flet xhaxhai i nxënësit që humbi jetën në Deçan: Djali ka patur shenja jete deri diku…

0
50
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ledion Hamzaj është njëri nga nxënësit i cili humbi jetën gjatë sulmit me armë mbrëmjen e djeshme në fshatin Gllogjan të Deçanit. Xhaxhai i tij, Jakup Hamzaj rrëfen sesi e ka marrë vesh lajmin e hidhur, ndërsa thotë se babai i 17-vjecarit ka mbërritur i pari në vendin e ngjarjes dhe ka ndihmuar një vajzë të plagosur, duke e nxjerrë nga autobusi dhe se Ledioni ka patur shenja jete deri diku.

“Lajmin e dëgjuam rreth orës 19:00. Më thirrën e më thanë është plagos Ledioni. Vëllai im, babai i Ledionit shkoi i pari aty, ka qenë i pari që ka hyrë në autobus. E morën i thanë ‘hajde shpejt se na kanë gjujt’. I pari që ndërroi jetë në vend ishte shoferi, kur e ka pa vëllai im, më pas ka nxjerr vajzën e plagosur nga dritarja e më pas ka kap djalin e vet. Djali ka pas shenja jete deri diku, por më pas ka ndërruar jetë”, rrëfen xhaxhai për “News24”.

Ai ka treguar edhe bisedën e fundit që djali ka patur me babain e vet, ku i ka thënë se mbërrin në shtëpi për 10 minuta, e ndërsa ka kërkuar që nëna e tij t’i përgatisë darkën.

“I tha bab për 10 minuta thuj mamit jam në shpi, bëma bukën”, tregon xhaxhai i të riut që humbi jetën mbrëmë gjatë sulmit në Deçan.

Persona të paidentifikuar ende qëlluan me breshëria armësh drejt autobusit i cili po transportonte nxënës. Si pasojë humbën jetën shoferi dhe dy prej nxënsve, si dhe mbetën të plagosur disa të tjerë.

Zjarr Tv Ad