Mamurras, organizuan dasmë, gjobë 1 mln lekë dhe mbyllje 6 muaj për 2 lokalet

0
33
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Vijojnë kontrollet dhe gjobat kundrejt bizneseve të cilët nuk zbatojnë masa anti-Covid.

Evidentohen 2 raste të shkeljes së protokolleve të sigurisë në Mamurras duke organizuar dasma.

Ndëshkohen me 1.000.000 lekë dhe mbyllje të aktivitetit për një periudhë 6-mujore, pasi u konstatuan duke ushtruar aktivitet në kundërshtim me Aktin Normativ, në mënyrë të përsëritur.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, kanë konstatuar dy subjekte  në të cilët organizoheshin ceremoni martesore, në mënyrë të përsëritur, në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos respektuar protokollet e sigurisë. Shërbimet e Policisë kanë ndëshkuar me masë  administrative 1.000.000  lekë dhe me mbyllje të aktivitetit për një periudhë 6-mujore, dy  subjekte në Mamurras, me administratorë shtetasit E.K.,dhe F.M.,pasi janë konstatuar duke organizuar ceremoni martesore, në mënyrë të përsëritur në kundërshtim me Aktin Normativ.” – njofton policia.

Policia e Lezhës bën me dije se do të vijojë kontrollet në të gjithë territorin e Qarkut dhe apelon për të gjithë administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19

Zjarr Tv Ad