Manastirliu: Duke nisur nga data 1 dhjetor rekomandohet alternim i mësimit

0
36
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministrja e Shëndetësisë njoftoi sot të tjera masa me qëllim minimizimin e risqeve gjatë kësaj periudhe. Në një videomesazh në facebook, Manastirliu tha se duke nisur nga data 1 dhjetor, rekomandohet  alternim i mësimit online e fizik në klasa.

Deri tani, siç ekspertet analizojnë, fëmijët nuk vlerësohet të jenë transmetues të lartë të infeksionit . Rezulton se protokollet e sigurisë në tërësi janë zbatuar nga strukturat arsimore, gjë që është reflektuar dhe në shifra.

Por, për të minimizuar risqet gjatë kësaj periudhe, ku të pranishme janë edhe infeksione të tjera respiratore, kemi peshuar rëndësinë e ekuilibrit të mirëqenies dhe sigurisë së shëndetit të fëmijëve, dhe pas rekomandimit të Komitetit të Ekspertëve kemi vendosur:

T’i rekomandojmë MASR që, nga data 1 Dhjetor, të aplikojë skenarët që parashikojnë kryerjen e mësimit të alternuar, pra në formën tradicionale, me prani fizike duke e kombinuar dhe me mësimin ne distance (online) bazuar në specifikat e sistemit arsimor dhe të dhënave lokale përkatëse në bashkëpunim me autoritetet shëndetësore.” -tha Manastirliu.

Zjarr Tv Ad