Manastirliu e Kushi në Hungari: Projekte për studentët që të marrin diploma europiane në Shqipëri

0
68
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministra e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dhe ministrja e Arsimit Evis Kushi, kanë dhënë detaje rreth takimeve të zhvilluara në Hungari.

Nëpërmjet një video-mesazhi në rrjetin social “Facebook” Manastirliu u shpreh se në këto takime u diskutua për diploma e doktoratura të përbashkëta si edhe praktika të studentore që mund të zhvillohen në Hungari, me qëllim thellimin e bashkëpunimeve mes vendeve.

“Kemi diskutuar për diploma të përbashkëta,doktoratura të përbashkëta dhe për praktika studentore që mund të zhvillohen në Hungari. I kemi bërë një ftesë rektorit të Universitetit të Hungarisë për të bërë një vizitë në Universitetin Mjekësor dhe në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza për të parë rrugët më të mira të bashkëpunimit që kanë në fokus zhvillimin e shëndetësisë.

Do të ngrihen grupe punë të përbashkëta për t’i dhënë frymë këtij bashkëpunimi dhe besojmë se shumë shpejt do të finalizohet një memorandum mirëkuptimi mes dy palëve”, tha Manastirliu.

Zjarr Tv Ad