Manastirliu: Lehtësi fiskale për nënat me shumë fëmijë, gati paketa e re e mbështetjes

0
70
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, gjatë prezantimit të vendimeve të qeverisë, bëri me dije se, në kuadër të Këshillimit Kombëtar, ku qytetarët u përgjigjën pozitivisht për të mbështetur nënat me shumë fëmijë, po përgatitet një paketë e plotë mbështetjeje që do të ketë lehtësi fiskale dhe mbështetje të tjera sociale për këtë kategori.

“Ne jemi duke punuar për të ndërtuar një paketë të plotë të ndihmës për nënat me 3 e më shumë fëmijë, qoftë përsa i përket elementëve fiskalë, por gjithashtu edhe mbështetjes sociale për të gjitha ato nëna të cilat kanë mbi tre fëmijë deri në moshën 18 vjeç dhe kujdesen për to. Do të kemi një paketë mbështetje nga pikëpamja e incentivave fiskale për ato nëna që e kanë të pamundur të shkojnë në punë për arsye të të paturit të shumë fëmijëve dhe ne duam që kjo punë, të ndihet si një punë e paguar”, tha Manastirliu.

431,881 qytetarë iu përgjigjën pozitivisht pyetjes nëse nënat që rrisin tre ose më shumë fëmijë të mitur duhet të përfitojnë mbrojtje të veçantë sociale nga shteti. Ministrja Manastirliu tha se paketa e plotë e mbështetjes me lehtësi fiskale për nënat me shumë fëmijë, do të prezantohet së shpejti për publikun.

Zjarr Tv Ad