Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka vizituar Spitalin Rajonal të Vlorës, ku ka takuar 5 mjekët e rinj specializantë, që i janë bashkuar ekipit të këtij spitali.
“Jam e bindur që mjekët e rinj do t’i plotësojnë këto nevoja të shtuara edhe përgjatë fluksit të verës padyshim që është nevojë për të pasur më shumë mjekë të atashuar.
Por mbi të gjitha, edhe në kuadër të programit tonë të përgatitjes së mjekëve specialistë, edhe të hapjes së specializimeve çdo vit; janë më shumë se 1700 kuota të specializimeve që janë hapur në këto 8 vite. Edhe çdo vit përfundojnë mjekë të rinj specializimin, duke u atashuar pranë spitaleve rajonale. Këtë vit kemi 100 mjekë të rinj të cilët tashmë janë atashuar në spitalet tona nga veriu në jug. Jo vetëm në spitalet rajonale por edhe në spitale bashkiake.
Lajmi i mirë për Vlorën, është që i shtohen 5 mjekë specialistë, kardiolog, neurolog, imazherist, pediatër dhe urgjentist”, tha Manastirliu.