Manastirliu surprizon për 8 mars mjeket dhe infermieret tek Shefqet Ndroqi: Gratë po ndryshojnë botën

0
54
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministrja Ogerta Manastirliu ka qënë prezente ditën e sotme në spitalin universitar ‘Shefqet Ndroqi’, aty ku i ka shpërndarë lule grave dhe vajzave që shërbejnë ndaj pacientëve me Covid.

Manastirliu në fjalën e saj ka shprehur mirënjohjen për të gjitha mjeket dhe infermieret që dhe pse në ditë feste, qëndrojnë në shërbim të njerëzve që janë në vështirësi ekstreme.

‘GËZUAR 8 MARSIN. Spitali Universitar “Shefqet Ndroqi” – Ministrja Ogerta Manastirliu me gratë dhe vajzat që shërbejnë me përkushtim pa u dorëzuar, megjithë vështirësitë e pandemisë në Spitalin COVID2. Me sakrificë e profesionalizëm, janë ditë-natë në shërbim të pacientëve dhe meritojnë mirënjohje dhe respekt sot, e çdo ditë të vitit.’

 

Zjarr Tv Ad