Manastirliu thirrje qytetarëve: Bëhu edhe ti hero për dikë që ka nevojë për ty, dhuro gjak e plazmë!

0
26
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu i ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen nismës për të dhuruar gjak, në ndihmë të personave të prekur nga COVID-19.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ ministrja ndau me të gjithë faktin se një personel mjekësor, Ardit Toska i është bashkuar nismës “Bëhu hero për dikë që ka nevojë”, duke dhuruar gjak.

MESAZHI I MANASTIRLIUT
Ardit Toska i është bashkuar nismës “Bëhu hero për dikë që ka nevojë”, duke dhuruar gjak, që do të shërbejë për trajtimin e pacientëve me COVID19✅Gjithçka është gati për të nisur trajtimin plotësues edhe me këtë terapi, sipas protokolleve mjekësore, nga ekipet tona të përkushtuara në dy spitalet COVID.
Bëhu edhe ti #hero për dikë që ka nevojë për ty!
🩸Dhuro gjak/plazëm!
Apliko tani👇
http://shendetesia.gov.al/dhuroni-gjak/

Zjarr Tv Ad