Manastirliu viziton vajzën e sëmurë në spital, niset sot në Turqi

0
687
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pas 10 ditësh në spital, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka vizituar sot 15-vjeçaren Elona Kuburja që po përjeton momentet më kritike për jetën në reanimacionin e QSUT. Ministrja nuk ka dhënë koment për rastin ndërsa zyra e shtypit lajmëroi se Ministria e Shëndetësisë do mbështesë kurimin e vajzës.

Sipas ministrisë, vajza do niset sot privatisht në një spital në Turqi dhe më pas do shikohet mundësia e rimbursimit të shpenzimeve familjes. Ndërkohë ministria pohon se sot pritet edhe përgjigja e kërkesës nga spitalet turke me të cilat shteti ka kontratë dhe menjëherë vajza do të transferohet në spitalin ku do t’i mbulohen 100 % të gjitha shpenzimeve.

 

Më herët familja Kuburja nga Fushëkruja me ndihmën e gazetares nga Kosova Saranda Hoda (anëtare e këshillit komunal të Gjakovës), është lidhur me një spital privat në Turqi për ta nisur me urgjencë Elonën brenda mesditës privatisht me avion sanitar. Familja ka grumbulluar nga të afërm, qytetarë e biznese 10 mijë euro që i ka depozituar si garanci për spitalin. Ndërkohë avioni sanitar i nisur nga Turqia kërkon edhe 15 mijë euro të tjera për transportin, të cilat familja nuk i ka po i detyrohet spitalit që ai ta pranojë vajzën. Kostoja e trajtimit për sëmundjen e rrallë që ka Elona llogaritet në mbi 60 mijë euro për ndërhyrjen e parë emergjente. Familja vijon lutjen drejtuar shqiptarëve për ta ndihmuar financiarisht Elonën, pasi koha nuk pret për procedurat burokratike të ministrisë së Shëndetësisë së Shqipërisë. Numri i llogarisë është në bankën Credins në emër të babait të Elonës, Alban Kuburja.

Zjarr Tv Ad