Manchester united nuk e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme Premier Ligën angleze. Skuadra e drejtuar nga Erik ten Hag është mëposhtur në shtëpi në takimin e parë përballë Brighton me rezultatin 1-2.
Miqtë shënuan dy herë në pjesën e parë me Gross, i cili zhbllokoi rezultatin fillimisht në minutën e 30 dhe nëntë minuta më vonë do të realizonte edhe golin e dytë. Në pjesën e dytë të takimit vendasit u munduan të reagonin madje duke gejtur edhe rrugën e rrjetës në minutën e 68, por pa arritur të merrnin të paktën një barazim në takimin hapës të Premier League.
Kristiano Ronaldo i cili prej kohësh ka shprehur dëshirën e tij për tu larguar nga United është hedhur në fushë vetëm në minutën e 53-të të takimit. Kjo pasi trajneri e kishte kritikuar pas largimit të tij para shokëve gjatë një ndeshje miqësore.