Mandati i ministres, Shehaj: Olta Xhaçka përfiton drejtpërdrejt nga kunata

0
63
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Duke folur në Këshillin e Mandateve, deputeti i PD-së, Agron Shehaj është shprehur se ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka është përfituese direkte e investimit strategjik të bërë nga bashkëshorti i saj, Artan Gaçi.

Shehaj është shprehur se, Olta Xhaçka përfiton direkt përmes kunatës së saj (bashkëjetuesja e vëllait).

Deklarata e plotë e deputetit të PD-së, Agron Shehaj:

E nderuar Kryetare,

Të nderuar kolegë

Më lejoni që të sqaroj këtë Këshill por dhe opinion publik, se prania ime këtu në këtë dëgjesë, nuk ka për qëllim që të bind Këshillin se deputetja Olta Xhacka është në kushtet e papajtueshmërisë, sepse kjo është një kompetencë ekskluzive e Gjykatës Kushtetuese.

Prania ime këtu në këtë Këshill është të sqaroj dhe vërtetoj se mocioni i firmosur nga 15 deputetë të Kuvendit të Shqipërisë përmbush të gjitha kushtet e parashikuara nga Kushtetuta, vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe Rregullorja e Kuvendit, dhe si rrjedhojë, Kuvendi i Shqipërisë është i detyruar te përcjelle pa vonese kërkesën e deputeteve për gjykim në Gjykatën Kushtetuese.

Dëshiroj të sqaroj se në thelb dy kërkesat e paraqitura kanë të njëjtin qëllim dhe mendoj se ato nga pikëpamja ligjore apo juridike janë sigurisht të bazuara dhe duhen dërguar absolutisht para Gjykatës Kushtetuese.

Sidoqoftë me lejoni të sqaroj shkurtimisht, dy momente thelbësore, të cilat na dallojnë nga kërkesa e deputetëve të tjerë.

  1. Nje nga elementet kryesore te kerkeses tone, qe na dallon nga kerkesa e kolegeve tane, eshte perdorimi i znj Suton nga ana e deputetes Xhacka per te fshehur shkeljen e pikes 3 te nenit 70 te Kushtetutes.

Deputetja Xhacka dhe bashkeshorti i saj kerkuan te paraqesin z.Sutton si investitore strategjike por ne kemi sjelle prova qe tregojne se ajo nuk eshte nje investitore e huaj por eshte thjesht kunata e deputetes xhackes.

Znj. Suton nuk eshte investitore sepse nuk ka asnje pervoje ne biznes dhe as mjetet financiare per te kryer nje investim te tille. Znj Sutton eshte shpallur investitore strategjike sepse ajo eshte pjese e familjes Xhacka si provohet qartesisht nga adresa vendbanimit e perbashket e vetedeklaruar nga ana e vellait te Xhackes dhe znj, Sutton, postimet ne rrjetet sociale dhe intervista ne media e bashkeshortit te ministres.

Me pak fjale, kemi faktuar që zj. Xhaçka, jo vetëm ka shkelur Kushtetutën, por ajo e ka ditur shumë mirë që ka bërë një shkelje të tillë, dhe me veprime fiktive, të simuluara, është munduar ta fshehë këtë fakt, duke bërë një marrëveshje fiktive me kunatën e saj.

Pra, ndryshe nga çdo precedent i mëparshëm, në të cilët deputetët kanë qenë me faj kur kanë shkelur këtë dispozitë ligjore, zj. Xhaçka e ka shkelur dispozitën me dashje dhe qëllim, sepse e ka ditur që po e shkelte dhe është munduar të fshehë qëllimisht këtë fakt. Qëllimi i rregullimit kushtetues të nenit 70 të Kushtetutës është të sigurojë ushtrimin e mandatit të lirë nga ana e deputetit, për të garantuar që ai do të veprojë në interes të popullit dhe jo në interesin e tij personal ose të një grupi të caktuar. Me këtë veprim, deputetja Xhaçka ka cënuar rëndë besimin e publikut, çka është dhe thelbi i dispozitës Kushtetuese.

  1. Se dyti, ne vlerësojmë se deputetja Olta Xhaçka, në cilësinë e bashkëshortes së shtetasit Artan Gaçi, ka përfituar drejtpërdrejt nga pasuria publike, në kundërshtim me përcaktimet e pikës 3, të nenit 70 të Kushtetutës. Ne nuk e bazojmë kërkesën tonë, tek konflikti i interesit apo tek legjislacioni i posaçëm që rregullon këtë fushë, por jemi të bindur se provat dhe faktet tregojnë se deputetja ka përfituar nga pasuria publike. Pra, ndryshe nga impostimi që kanë bërë kolegët e tjerë, si rrjedhoje edhe e faktimit te marreveshjes fiktive midis bashkeshortit dhe kunates se deputetes Xhacka, ne vlerësojmë se shkelja e pikës 3 të nenit 70 të Kushtetutës është flagrante.

Sigurisht që deputetja me grupin e saj parlamentar, pretendojnë të kundërtën, por këtë kontradiktë, duhet ta zgjidhë Gjykata Kushtetuese dhe jo Kuvendi.

Vendimi nr. 7, datë 24.02.2016 të Gjykatës Kushtetuese, i cili midis të tjerash ka interpretuar në mënyrë përfundimtare përmbajtjen e pikës 4 të nenit 70 të Kushtetutës, duke arsyetuar midis të tjerash se: “(…)Në të tilla raste Kuvendi, nëpërmjet Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetet, verifikon nëse mocioni i paraqitur plotëson kërkesat juridiko-formale, siç janë numri i anëtarëve nënshkrues, ekzistenca e dokumentacionit, prova”, etj

Kuvendi në këto raste nuk mund t`i hyjë themelit të çështjes, pra vlerësimit nëse veprimet konkrete të pretenduara të kryera nga deputeti janë të papajtueshme me mandatin e tij, sepse në të kundërt do të ndërhynte në kompetencat që kushtetutëbërësi ia ka njohur vetëm Gjykatës Kushtetuese.”

Sigurisht për arsyetimin ligjor dhe faktik mund të lexoni kërkesën që ne kemi paraqitur, por që sikundër e thashë, nuk është në tagrin e këtij Këshilli apo Kuvendi ta shqyrtojë në themel këtë, por vetëm nga pikepamja formale.

Jam marre me kete ceshtje nga fillimi i muajit mars, duke e denoncuar ne publik, ne media, ne konference per shtyp nga Partia Demoktratike, me kerkese per informacione nga AIDA e cila me ka mohuar te dhenat ne lidhje me kete ceshtje, me kerkese per interpelance me kryeministrin i cili po ashtu refuzoi te pergjigjej dhe se fundmi me kerkesen per heqjen e mandatit.

Gjithe kjo, sepse eshte e papranueshme se si ministrja e Jashtme mori nje pasuri publike ne perdorim me vendim te qeverise ne te cilen ajo vete ben pjese duke perdorur kunaten e saj. Eshte e gjithashtu e paimagjinueshme se si kryeministri i Shqiperise shpall investitor strategjik bashkeshortin e ministres dhe automatikisht ministren.

Por me skandaloze eshte pershtatja e vendimit nga kryeministri Rama per te ndihmuar ministren xhacka te fshehe perfitimet dhe shkeljen e Kushtetutes duke perdorur fiktivisht nje familjar.

Perfitimi korruptiv per ministren Xhacka dhe familjen e saj nuk eshte vetem vendosja e disa cadrave ne plazh sic tentohet te banalizohet, por se me shpalljen e kompanive te familjes xhacka si investitore strategjike, familja Xhacka perfiton nga shteti shqiptar; faljen e taksave per 30 vjet, ndertimin e rruges, kanalizime, ujesjellesit, dhe perdorimi i prones publike per 30 vjet. Te gjitha keto perfitime e tejkalojne vleren e 1 milione eurove. Keto jane vetem perfitime materiale, pa llogaritur perfitimet e tjesa si lehtesira ne procedura, konsolidimi i prones, etj.

Skandali Xhacka eshte nje rast qe kerkon te institucionalizoje korrupsionin duke legjitimuar perfitimet direkte ne favore te antareve te qeverise, kjo eshte arsyeja pse Xhacka duhet ndeshkuar fillimisht nga Gjykata Kushtetuese me heqjen e mandatit dhe me pas duhet hetuar penalisht nga SPAK-u.

Ajo çfarë unë kërkoj në emër të deputetëve që kanë paraqitur kërkesen, është që ajo ti përcillet për shqyrtim, sipas dispozitave kushtetuese dhe interpretimit të Gjykatës Kushtetuese, kësaj të fundit, sa më parë, për të shmangur këtë papajtueshmëri që zj. Xhaçka ka me mandatin e deputetit.

Zjarr Tv Ad