Mandati i Olta Xhaçkës/ Kuvendi rrëzoi raportin e opozitës, PD e Alibeajt i drejtohet Kushtetueses: Vend unik në botë kur një ministre me vendim të eprorit, Edi Ramës…

0
64
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një ditë pasi Kuvendi ka hedhur poshtë raportin e opozitës të dalë nga Këshilli i Mandateve dhe Imunitetit, që kërkonte heqjen e mandatit të deputetes për ministren e Jashtme Olta Xhaçka, deputetët e PD, mbështetës të grupit të Alibeajt kanë dërguar në Gjykatën Kushetuese padi ku kërkojnë deklarimin si të papajtueshëm me kushtetutën të vendimit të marrë nga Kuvendi në 17 nëntor.

Në një deklaratë për mediat deputeti i PD Gazment Bardhi tha se në padi i kërkohet Kushtetueses:

“Deklarimin si të papajtueshëm me kushtetutën të vendimit të datës 17 11 2022 për mos miratimin e raportit të pakicës në këshillin e mandateve për kërkesën mbi ndjekjen e procedurës parlamentare për konstatimin e pavlefshmërisë dhe mbarimit të mandatit të deputetes Olta Xhacka.

Deklarimin si të papajtueshëm me kushtetutën të vendimit të datës 17 11 2022 për miratimin e raportit të mazhorancës për kërkesën mbi ndjekjen e procedurës parlamentare për mbarimin e mandatit të deputetes Xhacka”.

Bardhi tha se “Shqipëria është rasti unik në botë ku ministri për Evropën e Punët e Jashtme, deputetja Xhacka gëzon dhe statusin e investitorit strategjik mbi bazën e një ligji të miratuar prej saj e bashkëshorttit të saj kur ai ishte deputet.

Me vendim të eprorit të saj Rama ministrja Xhacka e bashkëshorti i saj kanë përfituar të drejtën për të përdorur pronë publike në bregdet dhe të drejtën për reduktimin e tvsh për aktivitetin e tyre tregtar në fushën e hoteleri turizmit.

Grupi parlamenar i PD i kërkon GJK të marrë në shqyrtim pa vonesë kërkesën e depozituar sot në mëngjes dhe të garantojë zbatimin e këtij ndalimi kushtetues pavarësisht se bëhet fjalë për ministër të rëndësishëm e njeri shumë të afërt të kryeministrit Rama”.

Zjarr Tv Ad