Mandati i tretë/ Rilindja dhe Safet Gjici, propozojnë rritjen e ujit të pijshëm në Kukës…

0
87
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ndërmarrja e ujësjellës-kanalizimeve në Kukës, ka organizuar një dëgjesë publike me Këshillin Bashkiak, ku ka propozuar tarifat e reja të propozuara nga enti rregullator, që rrisin çmimin e ujit të pijshëm, si për konsumatorët familjarë, ashtu edhe për ato publike dhe privat.

Por një nga anëtarët e Këshillit Bashkiak, është shprehur se dëgjesa duhet të bëhet edhe me popullin e Kukësit, duke deklaruar se rritja është e pajustifikueshme, duke patur parasysh edhe gjendjen ekonomike të banorëve të Kukësit.

Ndërkohë nënkryetari i Bashkisë Kukës Vexhi Hoxha, e justifikoi mungesën e dëgjesës me popullin me masat anti-covid, ndërsa e ka justifikuar kërkesën për rritjen e çmimit të ujit të pijshëm, me përmirësimin e menaxhimit dhe furnizimit.

Por, qytetarët të pyetur mbi propozimin për rritjen e çmimit të ujit, janë shprehur kundra. Sipas tyre, institucionet duhet të sigurojnë një herë furnizimin e pandërprerë, pastaj të kërkojnë rritjen e çmimeve.

 

Zjarr Tv Ad