Mandati i Xhaçkës, këshilltari ligjor: Nëse nuk ndëshkohet, asgjë nuk i ndalon 140 bashkëshortët e deputetëve të përfitojnë pasuri publike

0
48
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Këshilltari Ligjor në Partinë Demokratike Marash Logu ka folur ditën e sotme për çështjen e mandatit të deputetes socialiste Olta Xhaçka.

Logu u shpreh në Panorama TV në rast se Xhaçka nuk ndëshkohet atëherë do të thotë se nuk zbatohet drejtësia dhe 140 bashkëshortët e deputetëve në Kuvend mund të përfitojnë nga pasuritë publike.

“Nëse nuk e dërgon në Gjykatën Kushtetuese do ishim në kushtet ku nuk respektohen vendimet e gjykatave. Vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të detyrueshme për zbatim. Kjo implikon përgjegjësi politike por edhe penale. Ka një nen që parashikon dënim edhe me burg për personat që nuk respektojnë vendimet e gjykatave. Të gjitha palët janë të detyruara ta respektojnë. Nëse një maxhorancë për të mbrojtur një deputet apo ministër nuk zbaton vendimin e gjykatës.

Një nga rastet e pastra se si një ministres ka përfituar vetë ajo dhe bashkëshorti i saj nga pasuria publike. Asgjë nuk i ndalon 140 bashkëshortët dhe bashkëshortet e 140 deputetëve për të përfituar nëse nuk zbatohet drejtësia. Çdo funksionar i lartë publik mund ta shfrenonjë imagjinatën dhe të thotë le të përfitoj edhe unë nga pasuria publike. Ky është interesi publik i kësaj çështje. Ka të bëjë me parimet si duhet të funksionojë institucioni. Qëllimi është për të mbrojtur disa parime që janë themelore për një shtet”, deklaroi ai.

Logu theksoi se bordet e çmimeve duhet të shkrihen për shkak se nuk e kanë përmbushur qëllimin e tyre për të mbajtur nën kontroll çmimet.

“Bordi i Transparencës është i dëmshëm. Qëllimi i shpallur i saj ka qenë të mbajë nën kontroll çmimet që të jenë të ulëta. Ça funksioni po kryen ky bord. Do mendojnë jo sit ë fitojnë vetë sa më shumë. Kjo është kaq absurd si tezë sa nuk bëhet më. Kemi marrë tregtarët më të mëdhenj të ushqimeve që marrin vendime për tregtarët më të vegjël.

Në datë 31 shqyrtohet vendimmarrja për bordin e ushqimeve. Ju keni dëgjuar edhe ministrat që kanë dalë dhe kanë pranuar që këto borde duhen mbyllur. Janë kthyer në pengesë për qytetarët duke i shërbyer disa kompanive”, tha Logu.

Zjarr Tv Ad