“Mane e ha të gjallë Salahun në shpejtësi”, ish-mbrojtësi i Junajtidit sulmon “FIFA 23”

0
45
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Patris Evra vazhdon të dhurojë shou jashtë fushave të gjelbra me deklarata pikante ndaj personazheve aktivë nga futbolli. Transalpini e ka gjetur mundësinë nëpërmjet senegalezit Sadio Mane për të sulmuar “FIFA 23”.

Ish-mbrojtësi i Junajtidit u kap në lidhje me shpejtësinë e dyshes në fjalë, ku Muhamed dhe Sadio regjistronin të njëjtën kuotë vrapimi në versionin e ri të “Play Station”.

“Mane është më i shpejtë. Ai e ha të gjallë Salahun në vrapim”, citonte i nervozuar 41-vjeçari francez. Lojtarët në fjalë përbënin shtyllën e sulmit të Liverpulit, por vendimi i Manesë e ka lënë të vetmuar “Faraonin”.

PANORAMASPORT.AL

Zjarr Tv Ad