Manipuluan rezultatet e ndeshjeve, 15 persona në pranga

0
6

Nga hetimet e deritanishme, policia iberike ka bastisur 11 shtëpi si pjesë e operacionit, duke çuar në 15 numrin e të arrestuarve, duke përfshirë një numër lojtarësh. Autoritetet nuk zbuluan emra, por dyshohet se mes tyre është një yll i Grand Slamit të New York-ut në US Open.

Por si ndodhte manipulimi?

Në një deklaratë të “Europol” thuhet:

“Një grup kriminal, i drejtuar nga armenët përdorte një lojtar profesionist të tenisit, i cili vepronte si lidhja midis bandës dhe pjesës tjetër të grupit kriminal. Pasi ata i korruptuan lojtarët, anëtarët e rrjetit armen morën pjesë në ndeshje për të siguruar që lojtarët e tenisit të përputheshin me atë që ishte rënë dakord më parë dhe u dha urdhër anëtarëve të tjerë të grupit që të vazhdonin me baste të vendosura në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar”. 28 lojtarë profesionist po hetohen për shkelje të mundshme, ndërkohë që nga kjo bastisje u konfiskuan rreth 167 mijë euro, së bashku me kartat e kreditit, automjetet luksoze dhe një armë gjahu. Llogaritë bankare kanë qenë gjithashtu të ngrira.Europol, agjencia e zbatimit të ligjit të Bashkimit Evropian, luajti një rol mbështetës në operacion dhe tha se të paktën 97 ndeshje nga turnet “Futures” dhe “Challenger” ishin të fiksuara.