Deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho ka bërë të ditur se pak javë më parë i ka kërkuar Autoritetit të Dosjeve të hetonte figurën e tij, se nëse ka qënë bashkëpuntor i ish-sigurimit të Shtetit. Deputeti ka ndarë sot vendimet e Autoritetit, në të cilat thuhet se ai nuk ka mbajtur asnjë funksion që ligji i ndalon të marrin funksione publike, nuk ka qënë bashkëpuntor aktiv i ish-sigurimit të shtetit dhe nuk ka asnjë të dhënë se ai është person i përfshirë në spiunazh apo terrorizëm.
POSTIMI I SPAHOS:
Te nderuar miq. Ne daten 6 Tetor, gjate seances ne Kuvendin e Shqiperise, Ministri i Drejtesise Ulsi Manja me akuzoi pa fakte si bashkepunetor i ish- Sigurimit te Shtetit gjate viteve te diktatures. Ne reagimin tim ju drejtova Ulsi Manjes te me kerkonte ndjese, pasi kjo ishte shpifje e ulet, por ai kembenguli ne qendrimin e tij.
Megjithese gjate 30 vjeteve jam verifikuar disa here per integritetin e figures, vendosa te heq dore nga verifikimet e mepareshme dhe ti kerkoj Autoritetit te Dosjeve hetim te ri dhe te thelluar te figures sime. Pas kater javesh, Autoriteti i Dosjeve me ka njoftuar se, bazuar mbi dokumentacionin qe disponon, ka marre vendimin e meposhtem:
- Edmond Spaho nuk ka mbajtur gjate kohes se diktatures asnje nga funksionet qe ligji i ndalon te marrin funksione publike si anetar apo kandidat i Byrose Politike, anetar i KQ, anetar i Presidiumit te Kuvendit Popullor, anetar i Keshillit te Ministrave, Prokuror i Pergjithshem, Kryetar i Hetuesise se Pergjitheshme, Kryetar i degeve te puneve te brendeshme, anetar i Komisionit Qendror te Internim-Debimeve, hetues, prokuror, gjyqtar ne procese te posacme politike apo punonjes i nivelit te larte te organeve te ish-Sigurimit te Shtetit.
- Edmond Spaho nuk ka qene bashkepuntor aktiv i ish-Sigurimit te Shtetit, sipas percaktimeve te ligjit, apo denoncues ose deshmitar i akuzes ne procese te posacme pas mbushjes se moshes 18 vjec.
- Edmond Spaho nuk ka qene person me te dhena nga ish-Sigurimi i Shtetit per spiunazh ose terrorizem.
Per transparence me opinionin publik, bashkelidhur keni vendimin e Autoritetit te Dosjeve.
Falenderoj te gjithe ata qe nuk humben besimin ndaj meje dhe i garantoj qe mua nuk me shantazhon dot askush, as me dosje korrupsioni dhe as me dosje te ish-Sigurimit te Shtetit.
Duke ruajtur respektin me te madh per opinionin publik, anetaresine e PD dhe elektoratin qe perfaqesoj, me lejoni qe kete dokument tjua ofroj edhe lehsave te majte por edhe ndonje te “djathti” qe gjate gjithe kesaj kohe kane lehur se zbuluan spiunin ne PD. Ju faleminderit!
Linku i postimit:
https://www.facebook.com/photo?fbid=149204944492384&set=pcb.149204997825712
Çfarë ndodhi mes Spahos dhe Manjës në Kuvend?
Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja debatoi në seancën e Kuvendit me deputetin demokrat Flamur Noka duke e akuzuar se deputetët opozitarë bënin presion nga Kuvendi për të marrë tendera dhe se kishin kompani “offshore”. Deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho u përshi në debat me ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja, duke i kërkuar që të fliste më emra, pasi ishte ministër dhe informimin e publikut e ka për detyrë. Manja iu kundërpërgjigj, duke i thënë Spahos se nuk është i duhuri për të gjykuar burrërinë e tij, ndërsa i kërkoi të votonte ligjin për Autoritetin e Dosjeve. Manja akuzoi në debate e sipër Spahon se ka qenë pjesë e ish-Sigurimit të Shtetit.