Manja paralajmëron BASHKITË: Po hetojmë lejet e NDËRTIMIT, një kompanie të madhe iu dha leje në shkelje të ligjit rrugës për në Aeroport

0
24
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka paralajmëruar sot kryetarët e Bashkive duke thënë se me urdhër të tij është ngritur një grup që do të hetojë lejet e ndërtimit të dhëna në kundërshtim me ligjin.

Manja tha se një rast flagrant është ai i dhënies së një leje ndërtimi për një kompani të madhe, të cilës Bashkia e Vorës i ka dhënë dritën jeshile për të ndërtuar buzë rrugës që të çon në Aeroportin e Rinasit. Gjatë një deklarate për media, Manja tha se në qendër të hetimit janë edhe lejet e ndërtimit të dhëna në bregdet, kryesisht ato me rifreskim të afateve.

Pjesë nga deklarata e Manjas:

Ditët e fundit, njësia antikorrupsion ka nisur një investigim të gjerë që ka të bëjë me lejet e ndërtimit të dhëna nga bashkitë që bien ndesh me kriteret në ligjin për planifikimin e territorit. Nisur nga një rast në Bashkinë e Vorës, me një leje ndërtimi të dhënë një biznesi të madh, ngjitur me rrugën që të çon në Aeroport, pa përmbushur asnjë kriter dhe detyrim ligjor, dhe për të cilën ka një kallëzim penal të depozituar në Prokurorinë e Tiranës nga IKMT – kam urdhëruar ngritjen e një grupi inspektimi të posaçëm për të trajtuar të gjitha rastet. Nga konstatimi i parë, konstatojmë një sërë problematikasht. Jemi duke trajtuar disa raste abuzive të rifreskimit të lejeve të ndërtimit të bashkive bregdetare. Bashkitë të ndërpresin menjëherë dhe të mos zgjasin afatet e lejeve të ndërtimit të dhëna shumë kohë më parë dhe që nuk janë përfunduar.

Janë edhe disa raste kur gjykata merr përsipër me vendim të zgjasë apo të ripërtërijë një leje të dhënë nga bashkia në vitin 2005.

Zjarr Tv Ad