Manjani: 79% të grurit e marrim nga Rusia! Hamë bukë nga Rusia, por bar nga Amerika…

0
78
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Ylli Manjani

Neritan Sejamini dhe ekipi që përgatit Barometrin e të enjtes në Euronews, na informuan mbrëmë se nga e marrim grurin për bukë ne.

Shiheni me vemendje!

79% të grurit që importojmë e merrkemi nga… Rusia. Rusia ore, Rusiaaaaaa!

Rreth 85% të grurit e importokemi nga Rusia dhe Serbiaaaaa.

Megjithë atë prezencë mediatike, politike e institucionale të zonjës Kim kisha menduar se bukën e kishim amerikane. Por jo! Asnjë kokërr grurë nuk e merrkemi në Amerikë…

E merrkemi në Rusi e Serbi!!

Ne sqenkemi të ndikuar nga Rusia, por të varur për bukën.

Hajde grurë!

Flori!

Urdhnoni!

Hamë bukë nga Rusia, por jetojm më shumë me llafe nga Amerika…Hamë edhe bar madje, me urdhër të zonjës Kim…

Po qeveria që bën politikë të madhe sikur jemi qendra e botës!?

Qesharakë pafund !

Zjarr Tv Ad