Manjani: Arroganca politike sot është mbi Kushtetutën

0
13
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani përmes një statusi në rrjetin social “Facebook” ka reaguar për miratimin e  ligji për së dyti tek ndryshimet në tatimin mbi fitimin pas kthimit nga presidenti Meta. Ai shprehet se ky veprim është qartësisht jo-kushtetues.

Sipas tij për të kuptuar këtë nuk është fare e vështirë dhe nuk të duhet të jesh jurist për ta definuar se si është shkelur Kushtetuta e Shqipërisë.

Mes tjerash, Manjani jep edhe nenet përkatëse të parashikuara në Kushtetutë dhe shton se arroganca politike sot është mbi kushtetutën dhe sanksionet ligjore, sepse nuk ekziston as Gjykata Kushtetuese.

“E pa imagjinueshme!Nuk është as interpretim, as supozim, as sharje as paragjykim, por fakt.Ligji për ndryshimet në tatimin mbi fitimi, të cilin miratuan për së dyti, ps kthimit nga Presidenti i Republikës, është HAPTAZI e DUKSHËM kundër Kushtetutës.

Lexojini vetë ti kuptoni! Janë fare të thjeshta. Nuk duhet të jesh jurist të kuptosh këtë shkelje të hapur të Kushtetutës!

Neni 9 i atij ligji thotë:

“Në nenin 38, “Dispozita kalimtare”, shtohet pika 9 me këtë përmbajtje: Norma e tatimit mbi dividendin në shkallën 8 % do të aplikohet edhe për fitimet e pashpërndara të realizuara në vitet 2018 e më parë, përfshirë rezervat dhe fitimet e kapitalizuara, me kusht që tatimi mbi dividendin, që i përket fitimeve të pashpërndara të viteve 2017 e më parë, të paguhet brenda datës 30 shtator 2019, ndërsa tatimi mbi dividendin për fitimin e vitit 2018 të paguhet brenda datës 20 gusht 2019.”.

Pra, lehtësia fiskale ka fuqi prapavepruese, dmth shtrihet në kohën e para veprimit të këtij ligji. Ndërkohë Kushtetuta në nenin 155 të saj përcakton se:

“Taksat, tatimet dhe detyrimet financiare kombëtare e vendore, lehtësimi ose përjashtimi prej tyre i kategorive të caktuara të paguesve, si dhe mënyra e mbledhjes së tyre caktohen me ligj. Në këto raste ligjit nuk mund t’i jepet fuqi prapavepruese.”

Pra Kushtetua NDALON rreptësisht që një ligj fiskal të veprijë në kohen e para hyrjes së tij në fuqi! Nuk e di se ç’duhet më shumë, për të kuptuar se Kushtetuta ka rënë!!!

Arroganca politike sot është mbi Kushtetutën e mbi Republikën! Gjykata Kushtetuese nuk ekziston….”,  shkruan ai.

Zjarr Tv Ad