Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka dalë me një reagim të fortë në rrjetet sociale, nisur nga përplasjet e fundit brenda PD-së. Manjani e vë veten në vend të kryedemokratit Lulzim Basha dhe tregon sesi do të vepronte ai vet.
Postimi i plotë:
“Ëin-Ëin
Po të isha në vend të Lulzim Bashës, në këtë moment, duke llogaritur të gjitha lëvizjet e gabuara që ka bërë, do të kisha vepruar kështu:
- Do të pranoja vullnetin e anëtarësisë së Kuvendit Kombëtar të partisë dhe do të merrja përgjegjësinë sipas nenit 43 të statutit për të organizuar mbajtjen e mbledhjes së thirrur.
- Natyrshëm do hiqja dorë nga kuvendi alternativ. Por të do ftoja të gjithë anëtarësinë të jenë prezent.
- Në Kuvend do të shkoja burrnisht dhe do të shpalosja të gjithë sjelljen dhe arsyet e vendimmarrjeve të sforcuara.
- Do të ofroja dorëheqjen nga posti i Kryetarit.
- Do të rregjistrohesha si kandidat për t’u zgjedhur kryetar nga anëtarësia.
Kështu dhe vetëm kështu Luli mund të kontribojë për veten dhe për partinë. Kjo e fundit nuk do të kishte luksin të përzejë askënd. As Lulin. Nuk është e thënë të jesh se sbën kryetar për të qenë ende në lojë… Nejse, kështu do bëja unë…”-shkruan Manjani.