Manjani bën deklaratën e fortë ndaj Ramës: Në demokraci ka qeverisje që jep llogari, në autokraci s’ka qeverisje, në vend të japin kërkojnë…

0
240
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-ministri i drejtësisë Ylli Manjani, me anë të një postimi në llogarinë  e tij ë Facebook, shkruan s’e ai që qeveris, jep llogari për çfarë ka bërë dhe për çfarë nuk ka bërë. Manjani duke iu referuar Ramës shkruan: “Mirëpo anormalja me në krye Anormalin kërkojnë llogari, në vend të japin!!! I kërkojnë llogari opozitës, kundërshtarëve, shërbëtorëve politikë, partisë dhe anëtarëve të saj, të zgjedhurve vendorë, policëve, gjykatëve të gjithë dynjasë. I kërkojnë llogari madje edhe Europës…”

 Postimi i Manjanit:

“Në kushte normale ai që qeveris në fushatë jep llogari për çka, si e sa ka bërë me vendin. Jep llogari edhe për ç’nuk bëri dot. Llogaria jepet me fakte, llogjikë e argument, jo me propagandë e fjalë të stisura.

Vetëm mbi këtë bazë, po në kushte normale mund të lindë e drejta për të kërkuar vazhdinësi në qeverisje.

Mirëpo anormalja me në krye Anormalin kërkojnë llogari, në vend të japin!!! I kërkojnë llogari opozitës, kundërshtarëve, shërbëtorëve politikë, partisë dhe anëtarëve të saj, të zgjedhurve vendorë, policëve, gjykatëve të gjithë dynjasë. I kërkojnë llogari madje edhe Europës…

Në demokraci ka qeverisje që jep llogari, në autokraci s’ka qeverisje, por pushtet që kërkon llogari.“- kështu shkruan Ylli Manjani.

 

Zjarr Tv Ad