Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka dalë me një reagim të revoltuar në rrjetet sociale në lidhje me atë se çfarë po ndodh në vendin tonë.
Manjani shkruan se inceneratorët, pastrimi i parave nëpërmjet amnistisë, droga që hyjnë lirisht në Portin e Durrësit dhe vrasjet mafioze në publik janë prova të qarta të ekzistencës së mafias.
Postimi i plotë:
“Ku e lamë?!
Te incenatorët.
Te vjedhja e parave publike për punë që nuk bëhen (incenerator nuk ka) nga njëra anë dhe, në anën tjetër te shmangia e TVSH nëpërmjet faturimeve fiktive, duke përdorur pleq e të vdekur.
Mafie e pastër!
E strukturuar deri në detaj!
As nuk harrohet, as nuk mbulohet dot kjo veprimtari mafioze me polifoni apo me broçkulla vere të akademisë së shushkave.
Inceneratorët,pastrimi i parave nëpërmjet amistisë, droga që vijon të hyjë lirisht në portin e Durrësit dhe vrasjet mafioze në publik, janë prova të qarta të ekzistencës së mafias.
SPAK, KLGJ, KLP, ILP etj, ngjajnë çdo ditë e më shumë si emra pesticidesh të importuara nga mafia…
Pesticide që i reklamon akademia e shushkave dhe parlamenti i pykave.
Ambasadorët që thonë nën zë se e dimë që qeveria është mafioze por ne skemi se çbëjmë, nuk më ngushëllojnë fare… Përkundrazi provojnë se sa kot, po kot fare që janë.”-shkruan Manjani.