Manjani: Duke mos votuar nuk dëmtohet opozita, por demokracia

0
11
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka dhënë një mesazh për Konventën e LSI-së dhe rezolutën e dalë prej saj.

Manjani thotë se ky është viti i zgjedhjeve që mund të vendosin fundin e asaj demokracie që ka mbetë.

Ai shkruan se të shpresosh që “armiqtë e brendshëm” të Trustit do ta përmbysin atë, do të thotë të rilindësh vetë rilindjen!

Manjani deklaron se që të mbrohet demokracia, këtë vit duhet të dalim të gjithë të votojmë. Bojkoti dhe largimi nuk janë zgjidhje!

“Më mirë të mbyllim hundët sot sesa të na mbyllin edhe gojën nesër!”, shkruan ish-ministri

Ja postimi i plotë

Një mesazh që kisha për konventën e LSI.
————————
Do doja shumë që ky të ishte viti i negociatave me BE, por nuk është.

Ky është viti i zgjedhjeve që mund të vendosin fundin e asaj demokracie që ka mbetë.

I kuptoj deri në palcë të gjithë ata që janë të pakënaqur me politikën. Me opozitën më së shumti.

Kanë të drejtë sa më ska!

Por, largimi nga politika, mos marrja pjesë në zgjedhje apo votimi i pavlefshëm, mban në fuqi trustin politiko-ekonomik më të rrezikshëm që quhet RILINDJE.

Nga ana tjetër të shpresosh se “armiqtë e brendshëm” të Trustit do ta përmbysin atë, do të thotë të rilindësh vetë rilindjen!

Duhet ta kemi të qartë këtë gjë.

Çdo votë e mos hedhur ose e dëmtuar është plus dy për Rilindjen.

E di shumë mirë që partitë e opozitës janë për t’u kritikuar në mënyrë ULËRITËSE. Jam krejt dakort me çdo kritikë duke i shtuar edhe kritikën time madje.

Por zgjidhja nuk është largimi apo bojkoti.

Ka ardhur puna që të kuptojmë se duke mos votuar nuk dëmtohet opozita, por DEMOKRACIA!!!

Edhe një palë zgjedhje si ato të fundit, varrosin përfundimisht çdo shenjë demokracie.

Rilindja është e qartë në ftesën e saj: o me ne ose do tu mbyllim gojën dhe shuajmë dritën. Ata nuk durojnë më jo veprim, por as fjalë kundër tyre.

Ndaj duhet të mbyllim hundët dhe të dalim të votojmë. Cfarë do votimesh të bëhen këtë vit!

Më mirë të mbyllim hundët sot sesa të na mbyllin edhe gojën nesër!

Ky është viti 2019!

Që ta kalojmë gëzuar duhet të mbrojmë demokracinë pluraliste…

 

Zjarr Tv Ad