Manjani “godet” Yuri Kim: Skandaloze! Me ç’të drejtë takon anëtarët e KLP-së?

0
37
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani e cilësoi “skandaloz” faktin që ambasadorja Yuri Kim ka takuar anëtarët e KLP-së.

“E vetmja gjë me vlerë që ka ky debat publik për këtë çështje është në faktin se si dy personazhe publike njëri prej të cilëve kryeministri i Shqipërisë, tjetra ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës po vetë denoncohen si ndërhyrës në punët e drejtësisë në Shqipëri,” – u shpreh Manjani.

Ambasadorja Yuri Kim lajmëroi më herët përmes një njoftimi në Twitter se do të monitorojnë nga afër zgjedhjen e shefit të ri të SPAK-ut.

“Javën e fundit jemi takuar me çdo anëtar të Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP) për të nënvizuar rëndësinë e zgjedhjes së një shefi të ri të SPAK-ut, i cili – pa frikë dhe favor – do të intensifikojë luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar,” – shkroi Kim.

Zjarr Tv Ad