Manjani ironizon: ‘Çojeni budallëkun deri në fund, shpalleni që sot rezultatin që do Rama’

0
11
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, nëpërmjet një statusi në profilin e tij në facebook, ka ironizuar vendimin e fundit të anëtarëve socialistë në KQZ që nuk njohin vendimin e Presidentit Meta për zhdekretimin e zgjedhjeve të 30 qershorit.

Me nota ironie Manjani shkruan se tani shokëve dhe shoqeve në KQZ u ka mbetur vetëm ti japin fitoren në tavolinë Edi Ramës.

‘Po mirë mo shoqe dhe shokë të KQZ, meqë i keni hyp n’shpinë budallëkut çojeni deri në fund!

Shpallini që sot rezultatin e zgjedhjeve që do Edi Rama dhe Kryesia e PS dhe bini rehat!

Ç’dallim ka nëse i shpallni sot, nesër, me 30, apo 3?!

Njësoj është. Po hallin e kam ku do futeni kur të përmendet Edi Rama e t’u thotë :” kush ju tha ju të bëni budallëqe…”, shkruan Manjani.

 

Zjarr Tv Ad